Hajdutët grabisin kompaninë në Tiranë/Arrestohet roja, nuk njoftoi policinë

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga pesë shtetas për vepra të ndryshme penale, mes tyre një roje me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Burimet zyrtare sqarojnë se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. B. 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar. Po të njëjtat burime shtojnë se gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen. Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Njoftimi i plotë i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Osman Aruçi, 68 vjeç, i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.4 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

A. D., 43 vjeç dhe R. D., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasit R. C., 25 vjeç, sepse ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen M. B., 27 vjeçe, për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Kjo shtetase duke qënë në presion psikologjik, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. F., 73 vjeç, pasi në “Bulevardin Blu” Kamëz, ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *