Habit aktorja e njohur: Mamaja ime dilte me të dashurit e mi

Ditën e djeshme, e ftuar në një emision ylli hollivudian Brooke Shields, ndau me shikuesit përjetimet traumatike të të qenurit një yll kinemaje në rritje, duke promovuar gjithashtu dokumentarin e saj më të ri ‘Pretty Baby’.

Gjatë bisedës, Drew Barrymore dhe Brooke Shields treguan ngjashmëritë në jetët e tyre si ‘fëmijë yje’ dhe pasoja që i ka lënë rritja si të tilla. Për një pjesë të madhe të kësaj traume, koleget fajësojnë mamatë e tyre.

“Të dyja kemi pasur mama për të cilat duhet të kujdeseshim dhe t’i mbanim gjallë. Dhe ato ishin kaq të shkatërruara”, tha Shields. Barrymore shtoi: “Unë isha kaq konfuze për orientimin tim seksual sepse mamja ime dilte me të dashurit e mi”.

Kur Shields u pyet nëse diçka e tillë kishte ndodhur dhe me të, ajo u përgjigj: “Jo, sepse mamaja ime ishte e dashuruar me mua. Unë isha fokusi i saj primar. Të dyja ishim veçuar nga seksualiteti ynë.”

Në intervistat që Brooke Shields ka zhvilluar ndër vite, kjo e fundit është shoqëruar gjithmonë nga mamaja e saj. Kështu është dukur sikur ka dhënë një shembull të mirë duke qenë gjithmonë aty për t’a mbrojtur. Në fakt, Shields tregon se arsyeja e prezencës së saj nuk ishte aspak kjo.

“Ishte më shumë si: askush nuk do të të ketë. Unë do jem aty. Unë do jem aty e para. Nuk do të të jap tek askush”. Ajo shtoi se kjo ‘mbrojtje’ nuk ishte gjë tjetër veçse ‘pronësi dhe frikë’.

Barrymore vazhdoi më pas duke i dhënë bisedës ngjyrime pozitive e duke falenderuar mamanë që i dha jetën dhe që e bëri pjesë të audicioneve të shumta.

“Nëse mamaja ime sdo më kishte futur në çdo audicion e sdo ishte bërë menaxherja ime, ndoshta nuk do isha e ulur këtu sot, dhe nuk ka asnjë vend tjetrë në botë ku do doja të isha”, përfundoi Drew.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *