Gucci, sfilatë në pallatin e shekullit XIV në Korenë e Jugut

Nën shkëlqimin e dritave dhe rënies së tamburëve, modelet e markës luksoze italiane Gucci zbarkuan në Seul për të shfaqur koleksionin e ri ktë kësaj marke, një ndërthurje e trashëgimisë koreane dhe veshjeve moderne.

Sfilata u zhvillua në një pallat të shekullit XIV të kryeqytetit të Koresë së Jugut. Aty u shfaqën veshje për raste të ndryshme dhe sportive. Modelet e veshura me kostume për sërfing dhe çanta në formë skateboard-i  sfiluan mes shtyllave të lashta në korridoret që rrethojnë sallën kryesore të pallatit.

Një shfaqje të tillë, Gucci e kishte planifikuar në të njejtin vend që vitin e kaluar, por e anuloi pas një përplasjeje vdekjeprurëse të Halloween në Seul që vrau 159 njerëz.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *