“Gridare, gridare, gridare ohoho”, Duma flet pas sulmit të Ramës

Kandidatja e PD-së, Grida Duma, ka folur pas zhurmës së madhe që u krijua në media, referuar sulmit nga kryeministri Rama. Një reagim i menjëhershëm u përcoll nga LSI e më tej nga presidenti Meta. Duke falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur, ajo bëri një paralelizëm të sulmit të Ramës me djalin e saj, të cilin e këshillon që të mbështesë femrat.

Pak ditë më parë, Rama publikoi një foto të Grida Dumës me mikrofon. Ai bëri një sulm me epitete, ironi, batuta dhe sharje ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ndërsa komentonte garën mes deputetëve, Rama kishte përzgjedhur disa foto të papërshtatshme për kundërshtarët politikë, dikë duke pirë ujë, dikë tjetër me gjuhën jashtë, dikë të zhveshur në plazh etj. Për Grida Dumën kishte zgjedhur një foto të saj ndërsa mbante një fjalim. Duma ishte kapur në momentin kur kishte gojën hapur, ndërkohë që mbante mikrofonin para.

“Ja Kavaja, me Etienin? Që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet dhe që nuk pranoi asnjë post për të vazhduar studimet apo me “Gridare, gridare, gridare ohoho” ishin fjalët e Ramës gjatë aktivitetit të PS.

Ja çfarë thotë Grida Duma për fjalimin e Ramës:

“Shpesh kanë thënë që pas një burri të madh, qëndron një grua e madhe. Nuk kam më asnjë kompleks, më parë në publik kontrolloheshim shumë që mos lëshonin asnjë fjalë jashtë skemave.

Diku, këtyre dy ditëve lexova një solidaritet ndaj meje, personal. Sikur Grida Duma të ishte në Partinë Socialiste, çfarë do të ndodhte? Dhe pavarësisht se i falenderova për solidaritetin thashë: Nuk do mund të ndodhte të isha kurrë në PS. Jo vetëm për çështjen që unë zgjedh të jem e djathë, por nuk do e ndërroja kurrë një njeri si Lulzim Basha, me të cilin në 10-11 vite kam parë sesi jo vetëm ndaj meje, por ndaj çdo individi njeh respektin absolut.

Unë jam nënë e një djali, dhe në çdo rast kur ai hyn në ditët e veta të adoleshencës i them sillu mirë, përkëdhele atë shoqe që ke afër”, u shpreh kandidatja demokrate.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *