Greqia legalizon martesën e të njëjtit seks, për herë të parë për një vend të krishterë ortodoks!

Parlamenti grek ka miratuar ligjin që legalizon martesën e të njëjtit seks, në një fitore historike për të drejtat e njeriut në Greqi dhe duke e bërë atë vendin e parë të krishterë me shumicë ortodokse që vendos barazinë martesore për të gjithë. Vendimi i mbështetur nga 176 nga 300 ligjvënës në parlament dhe me 76 kundër, erdhi pas muaj të tërë debat në vend. Kjo pasi legjislacioni e ka ndarë vendin, me rezistencë të ashpër që udhëhiqet nga kisha e fuqishme ortodokse greke.

“Ky është një moment historik për të drejtat e njeriut, duke reflektuar Greqinë e sotme, një vend përparimtar dhe demokratik, i përkushtuar me pasion ndaj vlerave evropiane,” tha kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në një postim në X pas votimit.

Megjithëse Greqia prezantoi partneritete civile për çiftet homoseksuale gati një dekadë më parë nën qeverinë e majtë të Syriza-s, vetëm prindërit biologjikë të fëmijëve në ato marrëdhënie njiheshin si kujdestarë ligjorë. Tani, prindërit e të njëjtit seks mund të njihen si prindër ligjorë për fëmijët e tyre.

“Ligji i ri më në fund do t’u sigurojë prindërve të të njëjtit seks pak qetësi për çështjet themelore, duke përfshirë të drejtat prindërore për një prind të mbijetuar në rast të vdekjes së partnerit të tyre{, tha Katerina Trimmi, një anëtare e Komisionit Kombëtar Grek të të Drejtave të.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se prindër të tillë do të duhet të kalojnë nëpër procedurat formale të birësimit, duke thënë se të drejtat prindërore mund të ishin vendosur në një mënyrë më të thjeshtë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *