Greqi/ Vdekja e 51-vjeçarit shqiptar, nën hetim pronari: Dyshohet për vrasje me dashje

Sot pritet të dalë vendimi i Gjykatës për dënimin e 59-vjeçarit grek që dyshohet se mund të ketë gisht në vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi.

Ylli Mera, 51-vjeç u gjet i pajetë në malet Kerdylia, pranë Arethusa, Selanik.

Sipas mediave greke shqiptari kishte shkuar në mal bashkë me 59-vjeçarin grek për të prerë dru. Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku. Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.
59-vjeçari pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin.

Çfarë tha vëllai i viktimës

“Vëllai im u gjet i vdekur në mal. Ai kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru. Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por dëgjuam se i është prerë këmba, nga një sharrë elektrike me zinxhir”, tha vëllai i 51-vjeçarit shqiptar, i cili kishte denoncuar zhdukjen e tij në polici më 4 nëntor.

“Po punonin me njeriun që e çoi në mal, por nuk di asgjë më shumë. Në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë. Presim të mësojmë më shumë nga policia e cila po vijon hetimet”, theksoi ai.

Ata dilnin shpesh bashkë në mal

I gjithë fshati ku jetonte 51-vjeçari është tronditur nga ngjarja tragjike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *