Greqi/ Në pranga 33-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij greke, sekuestrohen 12 kg heroine në makinë

Një 33-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij 27-vjeçare greke janë arrestuar në Selanik, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet greke kanë gjetur mbi 12 kg heroinë në bagazhin e makinës së çiftit. Hetimet shkuan përtej makinës. Policia greke gjeti edhe 25 parcela me lëndë narkotike brenda një të rezervuari, ku kishte 200 gr heroinë.

Mediat greke shkruajnë se ndaj shqiptarit rëndon edhe akuza e grabitjes.

Çifti u dërgua në prokurorinë e Selanikut ku priten të marrin edhe dënimet përkatëse nga drejtësia greke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *