Greqi/ 15-vjeçari shqiptar bije pre e grabitjes, autorët e plagosin

Një 15 vjeçar shqiptar ka rënë pre e një grabitje  mbrëmjen e kaluar në qytetin e Athinës nga tre agresorë.

Sipas mediave greke, tre personat e panjohur kanë kërcënuar me thikë të miturin duke i kërkuar t’u jepte telefonin.

Ndërsa 15 vjeçari ka reaguar ndaj tyre, ata e kanë goditur me thikë në kofshë. Pas plagëve të marra, i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve ku edhe ka marrë ndihmën e parë. I riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka dalë nga spitali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *