Grabisnin banesat në Itali, arrestohet anëtari i organizatës kriminale shqiptare

Një grup personash me origjinë shqiptare, të quajtur “banda Stelvio” , kishin arritur deri në mbi 60 vjedhje dhe grabitje në banesa. Banda është zbërthyer në maj të vitit 2021, pas hetimeve të karabinierëve të njësimeve Hetimore në Verbania.

Hetimet nisën pas grabitjes së një vile në Gignese, ku më pas u identifikuan gjashtë anëtarë të grupit që ishte vendosur në brendësi të Milanos, por që aktivitetet e tyre i kishin shtrirë në të gjithë Italinë Veriore.

Gjatë operacioneve, një 34-vjeçar me origjinë shqiptare ka arritur të shpëtojë dhe të fshehë gjurmët. Ndërkohë ditët e fundit autoritetet kanë rënë në gjurmët e tij në Hungari, teksa po kalonte kufirin duke hyrë nga Serbia. Ai është kapur dhe më pas është dërguar në burgun e Italisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *