Gol dhe dy asiste, super Cikalleshi në Arabinë Saudite

Gol dhe asist për Sokol Cikalleshin në Arabinë Saudite. Al Khaleej, skuadër ku sulmuesi i kombëtares shqiptare është huazuar nga Konyaspori, po fiton 1-4 përballë Al Wehda.

32-vjeçari dhuroi asistin e golit të dytë të skuadrës së tij, ndërkohë që në minutën e 58’ gjeti rrjetën. Nga pika e bardhë, që ishte goli i tretë për Al Khalejj.

Goleadori kavajas u shfaq sërish protagonist me një tjetër asist te goli i katërt i Al Khaleej.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *