Goditi me shuplakë komedianit në “Oscars”/ Will Smith shtrohet në klinikë rehabilitimi

Aktori Will Smith ka kërkuar ndihmë nga mjekët për të përballuar stresi, duke ju drejtuar kështu në një klinikë rehabilitimi.

Kujtojmë se Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Smith e goditi me shuplakë humoristin pasi bëri një shaka për flokët e gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Sakaq, gazeta britanike The Sun, bën me dije se aktori amerikan do të jetë i shtruar për disa kohë në një klinikë rehabilitimi.

“Ndikimi i reagimit e ka goditur fort Will-in, kështu që ai do të marrë ndihmë për të përballuar stresin. Kjo është padyshim beteja e karrierës së tij. Do të jetë një tërheqje e nivelit të lartë të përdorur nga të pasurit dhe të famshëm dhe ai do të bëjë shumë kërkime shpirtërore dhe duke punuar për të ecur përpara”, shkruan The Sun.

Ndërkohë kujtojmë se aktori tashmë është shkarkuar nga Akademia e Filmave “Oscar”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *