Goditen me thikë nga persona të pa identifikuar, dy vëllezërit nga Mati nisen me urgjencë drejt Tiranës (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative  Mat.

Dy vëllezrit Ardit dhe Kristi Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona ende të pa identifikuar.

Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, e më pas janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës, ku kanë mbërritur dhe i janë nënshtruar operacionit.

Grupi hetimor dhe prokurori janë nisur drejt vendngjarjes, për të hetuar lidhur me detajet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *