Godina e “Logos” tek Zogu i Zi streha e 3 call centerave forex, shifra marramendëse dhe mbrojtje nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Operacionet “hipokrite” të Policisë së Shtetit për luftën ndaj fenomenit “forex” ku nëpërmjet platformave pirate të “investimeve” janë vjedhur dhe vidhen miliarda euro nga qytetarët evropianë, përveçse janë selektive janë totalisht të pa dobishme pasi në çdo cep dhe godinë në Tiranë gjen me dhjetra zyra ku punojnë me mijëra të rinj që instruktohen si të vjedhin sa më shumë online.

Një rast tipik i vjedhjes së evropianëve e sidomos spanjollëve ndodh në mes të vendit, pranë Zogut të Zi tek godina ku ndodhet universiteti “Logos”. 3 zyra të ndryshme operojnë forex në të njëjtën godinë. Të treja mbrohen nga zyrtarë të lartë të policisë së shtetit.  Këto zyra qarkullojnë në muaj shifra nga 700.000 deri ne 1.000.000 euro.  Këto lekë të vjedhura nga qytetarët evropianë pasi ndahen mes batakçinjve të policisë së shtetit, investohen në ndërtime, toka në bregdet dhe automjete e jete luksoze.

Illyridium Media Group më shumë se me individët që realizojnë këto skema, do të trajtojë gjerësisht lidhjet e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit jo vetëm me mekanizmin e mbrojtjes që japin karshi hajdutëve me telefona, por edhe me rolin e tyre në pastrimin e parave dhe investimeve dhe transaksioneve.

Në vijim…

* Kush janë zyrat forex tek Universiteti Logos;

* Kur janë hapur, emra i viktimës spanjollë që iu morën 350.000 euro me një dorë;

* Zyrtarët e policisë të përfshirë në skemë.

Vijon…/priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *