Gleart Gusholli e keqtrajtoi për 1 javë, largohet drejt Gjermanisë 28-vjeçarja

28-vjeçarja e cila u mbajt peng një javë dhe dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleart Gusholli, është nisur drejt Gjermanisë.

Largimi i të resë vjen pasi Gjykata e Tiranës i dha urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, në të cilin thekson se i dyshuari që të mos i afrohet vajzës dhe familjarëve të saj në një distancë prej 100 metra. Ndërsa nuk duhet të afrohet pranë banesës së saj apo vendit të punës.

Gleart Gusholli aktualisht po mbahet nën masën e arrestit me burg nën dyshimet për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, dhunës në familjes nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, për shkak të marrëdhënies së bashkëjetesës si dhe mbajtjes se lëndëve narkotike. 28-vjecarja u njoh me Gushollin një vit e gjysmë më parë në një spital në Gjermani ku vajza punonte si infermiere.

Pas një ndarje të përkohshme për shkak të dhunës, e reja la Gjermaninë ku ishte lindur e rritur dhe nisi bashkëjetesën me Gushollin, i cili e dhunoi barbarisht. Ajo tregoi se bashkëjetuesi e ka torturuat në forma të ndryshme dhe për të shpëtuar nga dhuna ka tentuar të vetëvritet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *