Gjyq për shqiptarin e dënuar në Itali, Rebeshi kërcënoi oficerin: Mund të lë një fëmijë pa baba

Shqiptari Ismail Rebeshi do duhet të përballet me një tjetër proçes gjyqësor. 38-vjeçari shqiptar, bos i “mafias Viterbo”, i akuzuar për kërcënime dhe fyerje të një zyrtari publik, do duhet të përballet dhe me akuzën e shpifjes. Personi i cili pretendon se është kërcënuar ishte nënoficer i bërthamës hetimore të komandës provinciale të karabinierëve Viterbo.

“Mund të gjej një armë për më pak se 300 euro. Kaloj 15 ditë jashtë kazermës, e ndjek, e shoh ku jeton dhe kaq. Më duhet të lë një fëmijë pa baba” .- thuhet se është kërcënimi që iu është bërë personit nga shqiptari.

Ngjarja ka ndodhur mes viteve 2017 dhe 2018, kur po zhvilloheshin hetimet e Erostratos, i cili përfundoi në janar të 2019-ës me çmontimin e bandës së drejtuar nga Ismail Rebeshi dhe Giuseppe Trovato. 38-vjeçari, sipas dëshmive, e ka kërcënuar personin që e ka hedhur në gjyq, përmes ushtarëve të tjerë.

Në seancë pritet të jenë dhe 2 dëshmitarë. Shqiptari i lidhur me videokonferencë direkt nga burgu i Cuneos ku ndodhet i burgosur nën regjimin 41 bis, do mbrohet nga avokati Roberto Afeltra.

Bosi i mafies së Viterbos, shqiptari Ismail Rebeshi, është dënuar me 16 vjet burg, pasi akuzohet për trafikimin e heroinës dhe marijuanës në territorin italian. Rebeshi, i cili do të kishte qenë furnizuesi më i madh i grupit kriminal po vuan dënimin me 10 vjet e 11 muaj në regjimin “41 biss”. Operacioni u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor.

Burimi: Corrierediviterbo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *