Gjykimi i Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së rifillon në mars

Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi prej dy vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjykimi i tyre i stërzgjatur pritet të rifillojë në muajin Mars kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë dhe gjykatës të Dhomave të Specializuara.

Artan Qerkini, një prej avokatëve mbrojtjës, ka thënë për mediat e Kosovës se pavarësisht se për këtë çështje janë 46 mijë faqe dokumentesh dhe më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka gjasa që të nisë më shpejt.

“Po shpresoj se kjo zvarritje e procedureave do të kompensohet me një efikasitet të procedurës nga ana e trupit gjykues. Në këtë drejtim, trupi gjykues veçse e ka nxjerrë një draft urdhur të procedurave dhe i ka dhënë mundësi mbrojtjes”- u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *