Gjykata e Elbasanit e lë në burg, 58-vjeçari shpreh pendesë: Ishte në gjaknxehtësi e sipër

“Ndihem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”,- këto janë fjalët e autorit të vrasjes së 44-vjeçares Alma Qevani në Elbasan.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.

Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.

Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.

Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.

Babai i viktimës, Fatmiri tregoi se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *