Gjirokastër/ Rrahu motrën, arrestohet 47-vjeçari, procedohet gruaja e tij

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Uniformat blu raportojnë se është proceduar penalisht edhe bashkëshortja e 47-vjeçarit, pasi në bashkëpunim me të shoqin kanë rrahur motrën e këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *