Gjici i kërkon falje familjes: Më ngritën kurth!

Avokatët e Safet Gjicit kanë dhënë deklaratat përmbyllëse në gjyqin kundër ish-kryetarit të Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë pafajësi pasi sipas tyre nuk ekziston vepra penale e korrupsionit. Si avokati dhe Safet Gjici nga salla e gjyqit deklaruan se gjithçka është një kurth i ngritur nga Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi. Po ashtu avokati dorëzoi dhe një raport mjekësor të Gjicit duke kërkuar lirimin e tij pasi është sëmurë dhe nuk mund të rri më në qeli.

Vetë Safet Gjici i prekur nga situata kërkoi falje për të gjithë videon. “I kërkoj falje familjes time, qytetarëve kuksianë dhe gjithë opinionit publik. Nuk kam kryer asnjë vepër penale, sepse nuk kishte asnjë premtim, asnjë projekt. Unë kam thyer vetëm kodin etik për të cilin jam ndëshkuar”, citohet të ketë thënë Gjici.

Safet Gjici deklaroi se konflikti me Abedin Oruçin ka nisur shumë vite më parë që në vitin 2019 kur mori për herë të parë detyrën. Sipas tij Abedin Oruçi kishte rrethuar sheshin para bashkisë në mënyrë te paligjshme dhe si kryetar bashkie kishte urdhëruar lirimin e kësaj hapësire publike. Po ashtu Gjici foli dhe për episode të konfliktit fizik mes tyre dhe kërcënime qe kishte marrë, në një rast kur kishte qenë ambasadorja holandeze. Gjici tha së kishte bërë kallëzime për Oruçin disa herë dhe akuzoi se nuk ishte hetuar si duhet. Po ashtu ish kryetari i bashkisë tregoi dhe konfliktet e tjera me Oruçin për prona të tjera të zaptuara nga ky i fundit.

Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi deklarimin e fajshëm të Gjicit për akuzën e “korrupsionit” dhe dënimin e tij me 3 vjet burg. Për të bashkëpandehurën e tij, Alma Kaçi, SPAK kërkoi një dënim me 1 vit burg, po për akuzën e “korrupsionit”.

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës u arrestua pas një videoje të publikuar, ku ai shfaqej duke kryer seks oral me një grua, më pas të identifikuar si Alma Kaçi. Disa ditë më vonë, u publikua një version i plotë i videos, ku Kaçi dhe Gjici flisnin për mundësinë që ajo të merrte një tender për kujdesin e qenve të rrugës në Kukës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *