Gjest i bukur nga Anglia në prag festash, Leeds United dhuron ushqimin e lojtarëve dhe stafit për të pastrehët

Klubi anglez i Leeds United ka gjetur një mënyrë tepër interesante për të ndihmuar familjet në nevojë për të festuar festat e fundvitit. Në pamundësi për të dhuruar të ardhurat nga sfida e tyre kundër Aston Vijës, e anuluar për shkak të rasteve pozitive në radhët e Lids, kjo e fundit ka bërë një veprim vërtetë domethënës. Duke qenë se nuk do të ketë sërish mundësinë për të zbritur në fushë për këtë vit dhe për të organizuar diçka speciale, klubi ia ka dalë të gjejë një zgjidhje për tu përshëndetur.

Së bashku me disa organizata dhe tifozë të tyre, klubi i Lids ka dhuruar për të pastrehët të gjithë ushqimin që ishte parashikuar të konsumohej nga lojtarët dhe fansat në stadium, para dhe pas ndeshjes me Aston Vijën. Bashkëpunimi me shumë organizata ka bërë që sasia e ushqimit të ishte në nivele të larta, ndërsa bëhet fjalë për biftekë, pulë, vezë, djathë, perime, sallatë apo edhe fruta. Një gjest vërtet për t’u vlerësuar për të sjellë gëzim në këtë fundvit edhe te njerëzit më në nevojë të shoqërisë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *