Gjermania lehtëson procedurat për marrjen e nënshtetësisë

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar ditën e sotme projektligjin me të cilin synon ta bëjë më të lehtë aplikimin për ta marrë shtetësinë gjermane. Berlini synon të nxisë migrimin dhe të hapë tregun e punës në ekonominë më të madhe të Evropës, shkruan Reuters.

Sipas projektligjit, personat e huaj mund ta kenë opsionin e mbajtjes së shtetësisë së shumëfishtë. Shtetësia e përhershme gjermane mund të merret pas pesë vjetësh, nga tetë që ishte

Por Qeveria nuk do t’ua japë pasaportën gjermane atyre që kanë kryer vepra kriminale ose janë përfitues të ndihmës sociale nga shteti.

Projektligji duhet të kalojë në Bundestag për t’u miratuar. Qeveria gjermane ra dakord vitin e kaluar për të reformuar ligjin e imigracionit, pasi Berlini kërkon të hapë tregun e punës për punëtorët nga jashtë Bashkimit Evropian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *