Gjermanët gati të vuajnë nga sanksionet, madje edhe kufizimet e shpejtësisë në autostradë

Për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve kundër Rusisë, Gjermania përballet me probleme serioze në furnizimin me energji.

58 për qind e gjermanëve janë pro embargos, ndërsa 33 për qind janë kundër, sipas sondazhit Deutschlandtrend të publikuar në televizionin ARD të enjten në mbrëmje.

Në Gjermaninë lindore, 51 për qind nuk duan sanksione nëse ato çojnë në probleme energjetike dhe rënie ekonomike. Në Perëndim, nga ana tjetër, shumica prej 63 për qind janë pro sanksioneve, pavarësisht nga pasojat.

Një nga masat e mundshme të politikës energjetike për shkak të luftës është një kufizim i përkohshëm i shpejtësisë në autostradat gjermane. Për 59 për qind të pjesëmarrësve në hulumtim është një ide e mirë, ndërsa 38 për qind mendojnë ndryshe.

 

Një shumicë prej 57 përqind e Kristian Demokratëve, blloku kryesor i opozitës, do të mbështeste një masë të tillë. Kur bëhet fjalë për koalicionin qeverisës, shumica e mbështetësve të socialdemokratëve dhe të të Gjelbërve pranojnë një kufizim të përkohshëm të shpejtësisë, ndërsa liberalët janë kundër tij. As ndjekësit e Alternativës për Gjermaninë nuk duan pezullimin e lirisë tradicionale që gëzojnë drejtuesit e mjeteve në autostrada.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *