Alesia Bami në pishinë me një futbollist? Moderatorja: Çmimi që kam pirë unë, nuk është normale

Kemi parë në rrjetet sociale që moderatorja Alesia Bami, po shijon pushimet e saj luksoze në shtetin fqinj në ishullin Mikonos .

Pikërisht për të na treguar më shumë rreth pushimeve të saj, Alesia ka dhënë disa intervista një ndër to ajo e ‘Top Albania Radio” në emisionin e moderuar nga Ed Manushi, ku moderatorja u shpreh:

“Mendoj se shërbimi i tërheq të gjithë këtu. Çmimi që kam pirë unë, nuk është normale ta them. Ka nga më të lirat tek më të shtrenjtat. Një shishe verë këtu kushton deri në 80 mijë euro.”

Ndërkohë e ngacmuar nga Ed Manushi nëse ka parë ndonjë futbollist, ajo tha: “Këtu në fakt ka shumë futbollistë që pushojnë. Nuk dua të përmend emra.” Mirëpo, Manushi tha: “Do të thotë se muhabetet që vijnë këtu janë të vërteta: “Alesia Bami në pishinë me një futbollist”. Mund ta them edhe emrin nëse më lejon”. Por, Alesia e anashkaloi me sportivitet këtë situatë dhe nuk zbuloi asnjë emër

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *