Gjendet i vdekur 47-vjeçari shqiptar, i zhdukur në zonën e Ascolano-s prej 3 ditësh

Gjendet i vdekur 47-vjeçari i zhdukur të dielën e kaluar nga komuna e Comunanza-s, në provincën e Ascolit. Burri me origjinë shqiptare ishte larguar nga shtëpia pas një debati familjar. Të hënën në mëngjes gruaja e tij ngriti alarmin dhe denoncoi në polici largimin e tij. Telefoni i burrit, i cili fillimisht ishte ndezur, i kishte drejtuar menjëherë shpëtimtarët në zonën e Montegallo, midis fshatrave Uscerno dhe Propezzano.

Operacionet e kërkimit, të kryera gjithashtu me përdorimin e dronëve, njësitë e qenve dhe një helikopter, kanë vazhduar edhe këtë natë dhe janë forcuar mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat italiane.

Furgoni i burrit u gjet pranë liqenit Gerosa, midis provincave Ascoli Piceno dhe Fermo, trupi i të zhdukurit u gjet disa metra larg vendit, ku ai kishte parkuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *