Gara për kreun e ri të SPAK, Yuri Kim e shqetësuar prej ndërhyrjeve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një mesazh shumë të fortë përsa i përket garës për kreun e ri të SPAK.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim ka ngritur alarmin se armiqtë e reformës kanë nisur tentativat të ndikojë në përzgjedhjen e kreut të ri.

Por, kujt i referohet saktësisht ambasadorja e Shba-ve?

“Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK, si reforma në drejtësi duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Kim.

Kujtojmë se në garë për pasardhës të Arben Krajës janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. KLP dje miratoi kandidaturat e tyre dhe brenda dhjetorit do të kemi përzgjedhjen e një emri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *