Gara për anëtarë Këshilli në Mallakastër/ PS 9 mandate, PD 3, “Bashkë Fitojmë” 2

Përfundon plotësisht numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak Mallakastër në të gjitha qendrat e votimit. Socialistët kanë marrë 4279 vota dhe kanë siguruar nëntë mandate, ndërsa Partia Demokratike 1432 vota ose tre mandate.

Koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar dy vende për këshilltarë në Këshillin Bashkiak Mallakastër dhe ka marrë 864 vota.

Shtatë parti të tjera kanë arritur të fitojnë nga një mandat në këshillin bashkiak, ndërsa numri total i votave të vlefshme ishte 12,329. Procesi i numërimit të votave ka nxjerrë 512 vota të pavlefshme, ndërsa 5 vota janë hedhur në kutinë e gabuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *