Gafë gjatë transmetimit live, gazetarja njofton vdekjen e Papa Françeskut

BRITANI E MADHE- Një gazetare e ITV News bëri një gafë gjatë transmetimit live në ditën e Krishtlindjeve, ndërkohë që Papa Françesku po jepte mesazhin në Vatikan.

Gazetarja e televizionit britanik, gabimisht njoftoi ‘vdekjen e Papa Françeskut’.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…”, tha gazetarja.

Megjithatë ajo e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe kërkoi falje live.

“Më falni”, vijoi ajo.

Ky gabim u bë menjëherë virale në web, duke shkaktuar dhe nje valë reagimesh në internet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *