Futbollisti shqiptar e feston titullin kampion në Seria A me flamurin e Kosovës

Mbrëmjen e sotme Napoli luajti ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A ku mposhti Sampdorian me shifrat 2-0.

Në fund të ndeshjes, Napoli ngriti titullin kampion për këtë sezon të Serie A, titull që e kishte siguruar matematikisht 1 javë më parë.

Në festimet e lojtarëve, ra në sy ai i futbollistit shqiptar, Amir Rrahmani i cili ka zgjedhur të festojë me flamurin e Kosovës në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.

Mbrojtësi shqiptar pati një sezon të shkëlqyer dhe pati një rol të rëndësishëm në triumfin e Napolit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *