Furgoni i shkollës përplaset me një makinë në Yzberisht, plagosen 13 nxënës dhe 1 mësuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Yzberisht. 13 nxënës dhe 1 mësues kanë mbetur të plagosur  si pasojë e një aksidenti.

Personat nuk kanë pësuar dëmtime fizike, por janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxenës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *