Fshehu vdekjen e gruas, Apeli lë në burg 56-vjeçarin Shefqet Lika

Shefqet Lika është lënë në burg nga Gjykata e Apelit Tiranë pasi akuzohet se çoi drejt vetvrasjes bashkëshorten Shahe Lika.

Gjykata e Tiranës kishte vendosur masës e sigurimit “arrest në burg” ndaj tij më 8 shtator, por 56-vjeçari apeloi vendimin duke kërkuar që ndaj tij të vendosje masa “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Por, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për 56-vjeçarin i cili është nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Kujtojmë se Shefqet Lika, përballë akuzës për nxitje të vetëvrasjes të nënës së 3 fëmijëve e cila ishte edhe e diagnostikuar me kancer u shpreh para gjykatës se kishte frikë të denonconte rastin në polici por edhe në familjen e saj. Dyshimet e policisë se Shefqet Lika ka nxitur me anë të dhunës fizike e psikologjike vetëvrasjen e 55-vjeçares u shtuan në momentin që zbuluan se viktima kishte mosmarrëveshje me bashkëshortin por edhe me motrat e tij.

Tre javë më parë se të ndodhte ngjarja viktima për shkak se të dhunës fizike u largua nga shtëpia dhe u shpërngul tek e motra që jetonte gjithashtu në Kamzë, jo shumë larg çiftit. Një ditë para se të vetëvritej ajo u kthye në shtëpinë e saj, ku besohet që pati sherr të fortë me burrin. Mesditën e së dielës u gjet e varur. Policia dyshon që gruaja e sëmurë shkoi drejt vetëflijimit për shkak të dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti që njihej si alkoolist.

Vendimi i Gjykatës së Apelit:

Në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij, ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99  dhe 301  të  Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1862 Regj.Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim L.

Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, ate të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim SH.L, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin nr, 856 datë 04.10.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1862 Akti, datë 08.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *