Fredi Beleri i drejtohet Gjykatës së Durrësit, kërkon betimin si kryebashkiak i Himarës

Fredi Beleri ka bërë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës. Raportohet se kërkesa ka mbërritur pak ditë më parë në gjykatë dhe do të shqyrtohet ditëve në vijim. Çështja i është ngarkuar gjyqtarit Rexhep Bekteshi.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkonte në masë më të butë sigurie se arresti me burg. Më herët Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Pavarësisht arrestimit para zgjedhjeve, ai arriti të fitonte garën për kreun e Bashkisë së Himarës, mirëpo deri më tani nuk ka mundur të bëjë betimin si kryebashkiak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *