FOTO+VIDEO/ Ndërkohë që Albini u bënë thirrje ndërkombëtarëve… Serbia nis divizionin e tankeve drejt Kosovës  

Është ende shpejt për të thënë nëse “reciprociteti i targave” ishte një pretekst, apo Albini ishte një promotor, por ajo që tashmë është e dukshme është fakti se mes Kosovës dhe Serbisë po fillon sërish lufta.

Kjo e fundit jo vetëm që ka dislokuar por tashmë ka zhvendosur gjithë makinerinë ushtarake në kufirin me Kosovë dhe ka ndezur motorët e takeve, gati për të nisur një sulm rrufe që sipas “gojëve të liga” do të shkëpusë gati gjysmën e territorit aktual të Kosovës nga trungu amë.

Kërcënon Serbia, nis tanket ushtarake në drejtim të Jarinjes

Ndërkohë, që prej të premtes mediat serbe të afërta me Presidentin Vuçiç dhe qeverinë e Beogradit, kanë bërë thirrje për mobilizim masiv, si dhe kanë aluduar për një marrëveshje mes Serbisë-SHBA-ve dhe BE-së, për ta ndarë Kosovën.

Po këto media sot para pak minutash kanë nisur publikimin e pozicionimit gati për sulm të artilerisë së rëndë ushtarake serbe në kufi me Kosovën si dhe të autokolonave të reja të tankeve që siç thuhet, janë nisur drejt Jarinjës.

Tanke të pajisura me aparatura optike luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë, që siç thuhet në mediat serbe, kanë për destinacion Jarinjën.

Aty duket se do të nisë edhe sulmi i parë i provokuar, pasi në këtë pikë janë tërhequr tashmë edhe trupat paqeruajtëse të KFOR-it, të cilat kanë lënë në zonë vetëm forcat e policisë dhe ushtrisë së Kosovës.

Ky provokim nuk është i pari nga pala serbe. Sot më herët helikopterë ushtarakë sulmi kanë kaluar territorin e Kosovës në Jarinjë dhe kanë fluturuar mbi kokat e policisë dhe ushtrisë së Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?v=MYFeDrphFWQ

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *