FOTO+VIDEO/ Naftë apo turizëm? ‘Shell’ po i vë ‘kazmën’ perlës së natyrës shqiptare! Në Grykën e Këlcyrës vijojnë shpimet. Banorët në panik…

Shqipëria edhe gjatë kësaj fushate elektorale u promovua si një “superfuqi rajonale turizmi” nga Partia Socialiste që fitoi mandatin e tretë, madje edhe shumë projekte në “3D” u prezantuan nga kryeministri Rama, në funksion të “ëndrrës turistike”.

Porte jahtesh, aeroporte, rrugë, deri tek resorte turistike, të gjitha këto projekte që u prezantuan para zgjedhjeve të 25 prillit, të jepnin përshtypjen se Shqipëria po synon të bëhet si Spanja në turizëm.

Por nuk dihet se përse për resurset e falura me bujari nga vetë natyra për Shqipërinë, zbatohet një politikë krejtësisht e kundërt nga ajo që thuhet nëpër fushata dhe që paraqitet në “3D”.

Rasti më i fundit është ai që duket se po ngjan me lumin Vjosa dhe me luginën e tij, ku përveç rrezikut të HEC-eve mbi këtë lum, tani po shtohet edhe ai i kthimit të kësaj zone në një “fushë naftënxjerrëse”.

No description available.

Nga sa është bërë e ditur më parë nga mediat, por edhe nga banorët e zonës që kanë rritur ndjeshëm shqetësimin për fatin e vendit të tyre, një kompani shumëkombëshe siç është “Shell” ka marrë miratimin për nisjen e shpimeve dhe kërkimin për naftë dhe gaz natyror përshatë luginës së lumit Vjosa.

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka mohuar këtë gjë, duke mos pranuar dhënien me koncesion të zonës për nxjerrje nafte dhe gazi, realiteti në vend flet krejt ndryshe.

“Priza.al” ka siguruar sot ekskluzivisht prej lexuesve të saj dhe bashkëpunëtorëve në terren me foto dhe video, pamjet dhe faktet se si në grykën e Këlcyrës, një prej monumenteve më fantastike të natyrës në Shqipëri, ka nisur tashmë me intensitet puna për shpimet sizmike nga kompani të huaja.

No description available.

Është e qartë se kantieret e shpimit, pajisjet, sondat e deri tek automjetet dhe helikopterët, nëpër tokat e fshatarëve të zonës, nuk po bëhen nga kompani anonime që kanë hyrë në territorin e vendit në mënyrë “klandestine” apo “pirate”.

Nga sa ka mësuar “Priza.al”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë disa blloqe në këtë zonë me PPP për kompaninë shumëkombëshe “Shell”, e cila duket se menjëherë ka nisur nga puna dhe sjellë për punimet e para në zonë nënkotraktorët e saj, një kompani italiane.

No description available.

Të pyetur nga bashkëpunëtorët e “Priza.al” në zonë, punonjësit  e kompanisë që po ngre kampin e punës dhe ka nisur shpimet e para, kanë thënë se “punimet po kryhen për llogari të kompanisë ‘Shell’, por kompania e tyre është italiane”.

Ata kanë pranuar më tej se, “këto gërmime dhe shpime me sondë në Grykën e Këlzyrës, po bëhen me qëllim të konstatimit të damarëve të naftës dhe gazit që mendohet se ka zona”.

No description available.

Por bashkëpunëtorët e “Priza.al” pyetën edhe banorët e zonës të cilët tëë frikësuar nga ajo që po ndodh pohuan se, “aty po gërmohet për të nxjerrë naftë dhe gaz dhe se leja është dhënë nga qeveria shqiptare”.

Madje ata kanë thënë se “u është kërkuar në disa zona banorëve që të plotësojnë dokumentacionin, pasi nëse në tokën e tyre do të kostatohen vendburime nafte, ata do të shpronësohenm dhe toka do tu merret nga ‘Shell’-i”.

No description available.

Protesta në Përmet kundër kërkimit për naftë

Qytetarë të Përmetit, operatorë turistikë dhe organizatat mjedisore protestuan më datë 27 prill në Sheshin “Abdyl Frashëri” duke kërkuar ndalimin e kërkimeve për naftë nga ana e kompanisë “Shell”.

Kërkimet që po realizohen nga kjo kompani për naftë apo gaz, në Luginën e Vjosën janë kthyer në një shqetësim për banorët e zonës, e njëkohësisht edhe për organizatën “EcoAlbania”.

Kompania Shell: Nuk do të bëjmë shpime nafte e gazi në lumin Vjosa - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Dhjetëra të rinj me pankarta të ndryshme si “Jo naftës në Përmet”, apo “Përmeti nuk është në shitje”, kërkuan në sheshin kryesor të qytetit, përpara bashkisë, që të ngrenë zërin rreth zhvillimeve të fundit.

Disa prej tyre mbajtën fjalime me kërkesa konkrete që kompania të ndalojë shpimet në zonë dhe se, autoritetet të tregohen transparente dhe të përgjegjshme për impaktin që mund të ketë në zhvillimin e turizmit.

Protesta në Përmet kundër kërkimit për naftë në Luginën e Vjosës - EcoAlbania

Një javë më parë banorë të zonës treguan se kompania “Shell” ka kryer shpime për naftë “si brenda në qytet po ashtu edhe nëpër fshatra”.

Lugina e Vjosës duhet të marrë zhvillimin që tashmë ka nisur drejt turizmit dhe jo drejt industrializimit, kërkuan banorët që protestuan.

No description available.

Pretendimet e “Shell”

Pas kësaj proteste, vetë kompania shumëkombëshe “Shell”, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri, u shpreh se, nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa, i cili konsiderohet si një “monument natyror” me rëndësi të veçantë. Po ashtu përfaqësuesit e “Shell” thanë edhe se nuk do të kryejë më shpime për naftë dhe gaz, edhe në nënzonën qendrore të Zagorisë, e cila gëzon mbrojtje të veçantë nga vendimi i Këshillit të Ministrave.

Këtë gjë e kompania e bëri me dije në një deklaratë për median, ku “Shell” në Shqipëri foli mbi “studimin gjeofizik” në “Bllokun 4”, sqarim që në fakt duhet ta jepte më parë ministria shqiptare e linjës.

No description available.

Siç bëhet me dije në deklaratë, në këtë moment “Shell” në Shqipëri po kryen vetëm një studim gjeofizik në “Bllokun 4” dhe jo në lumin Vjosa. Mbledhja, përpunimi dhe vlerësimi i të dhënave që do të merren nga ky studim, do të kërkojë disa vite.

“Studimi gjeofizik që ‘Shell’ po zhvillon në ‘Bllokun 4’ na shërben për të kuptuar më mirë perspektivën e zbulimit në ‘Bllokun 2’. Pavarësisht rezultateve të studimit gjeofizik ‘Shell’, nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa, i cili është një moment natyror me rëndësi të veçantë që ne do ta respektojmë”.

No description available.

Historia e peripecive të Vjosës

Reagimi i kompanisë erdhi pas peticionit të banorëve e Përmetit dhe Këlcyrës, të martën kundër shpimeve të kompanisë “Shell”, sipas tyre “për naftë në brigjet e Vjosës”. Në vitin 2018, qeveria “Rama” nënshkroi një kontratë prej 40 milionë eurosh me kompaninë Shell për kërkimin e naftës në rajonin “Blloku 4”.

Ky bllok përfshin disa fshatra përreth lumit Vjosa. Banorët u shprehën se pavarësisht protestave dhe kërkesave të tyre, puna nuk është ndërprerë dhe ka vazhduar.

No description available.

Gjatë muajve të fundit, mbështetja për Vjosën është rritur jashtëzakonisht jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën.

Si rezultat i fushatës, në mars qeveria ra dakord për një mbrojtje të nivelit të ulët duke e quajtur Vjosën “park natyror”.

Vjosa është e njohur gjerësisht si, një nga ekosistemet më të spikatura dhe më të rëndësishme në rajon.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *