FOTO+VIDEO/ Kriza e Ukrainës. Rusia shton flotën në Detin e Zi, dërgon dhe luftanijet raketore  

Rusia publikonte sot pamjet e luftanijeve të saj gjigante që dërgoheshin në Detin e Zi, në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.

Moska tha se, dislokimet vijnë për kohën që pret përgjigje pas bisedimeve me SHBA-të, për përpjekjet e reduktimit të rrezikut të konfliktit ushtarak.

Ajo tha se, 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse, janë dërguar për manovra në Detin e Zi, mes tensioneve me NATO-n në Evropën Lindore.

Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se, grupi ushtarak në të cilin përfshihen fregata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur për në portin e Sevastopolit nga Novorossiysk-u.

Përshkallëzohet kriza ukrainase, Rusia shton luftanijët në

Një video e publikuar nga ushtria, tregonte disa nga anijet më të reja luftarake që merrnin pjesë, siç është fregata “Admiral Essen”, e cila është bashkuar me flotën në 2016-ën, apo korveta “Ingushetia”, që nisi lundrimet në vitin 2019.

Manovrat në anën evropiane po zhvillohen në një kohë me ato të flotës veriore, në detin Barens.

NATO gjithashtu ka nisur manovrat e saj të quajtura “Neptune Strike 2022”, që nisën të hënën në Mesdhe, mes të cilave merrte pjesë aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” dhe grupi shoqërues.

Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *