FOTO+VIDEO/ Kabuli si te ‘Apokalipsi Zombie’! Afganët hipin mbi krahët e avionit për t’u arratisur, por… (Pamjet po bëjnë xhiron në rrjet)  

Pamje të pabesueshme vinë nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, ku tashmë qindra mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga vendi, një soj si tek filmi “Apokalipsi Zombie”

Eksperimenti që SHBA-të po bëjnë me këtë shtet dhe popullatë, duke dorëzuar fillimisht pushtetin pa luftë te talebanët, dhe më pas duke u bërë thirrje të gjitha afganëve që duan për të ikur nga vendi, duket se do të ketë përmasa dramatike.

Featured image of article: VIDEO- E rëndë në Kabul, qytetarët bien nga avioni pasi u dyndën në aeroport për të shpëtuar

Me arritjen e talebanëve në pushtet, situata në Afganistan është në një gjendje tepër dramatike.

Shumë qytetarë, të frikësuar për jetët e tyre, janë dyndur nëpër pikat kufitare për t’u larguar nga vendi, e vërshuar në vende që do të ndihen më të sigurt. Në rrjete sociale, janë duke qarkulluar pamje të rënda, me afganët, që bëjnë gjithçka për t’u larguar.

foto galeri

Sipas mediave të huaja, duke cituar dëshmitarë okularë, të paktën pesë persona humbën jetën në kaosin e krijuar. Një dëshmitar i tha “Reuters” se, ai pa një automjet duke marrë trupat e pesë personave, ndërsa një dëshmitar tjetër tha se, ishte e paqartë nëse ishin vrarë me armë zjarri nga trupat amerikane, ose janë vrarë në grumbullin e njerëzve në panik.

Ndërkohë, një video tronditëse është publikuar në Tëitter nga agjencia “Asvaka”, ku pretendohet se bien njerëz nga avioni në hapësirë. Video po bën xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia flet për dy persona që ranë nga një avion ushtarak teksa ai ngjitet, megjithatë autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

640 0 Cb19b5348452b407e5999b054e3a0d8d

Në një prej pamjeve, shihen disa persona teksa mbahen në pjesët anësore të aeroplanin, ndërsa mjeti fluturues merr shpejtësinë për t’u ngjitur në ajër. Ndërsa në një video tjetër, shihet 1 person, që dyshohet se është rrëzuar nga aeroplani në tokë.

Footage from Hamad Karzai airport showed hundreds of people running alongside - and in front of - a US Air Force plane preparing to take off

Videot po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia Asvaka, e cila ka publikuar pamjet, pretendon se në këtë formë, deri më tani kanë ndërruar jetë 2 persona. Megjithatë duhet thënë se autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se pjesa më e madhe e Evropës ka hapur dyert për pritjen e azilkërkuesve politikë të Afganistanit, ndër vendet pritëse do të jetë dhe Shqipëria e Kosova.





/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *