Fotoja që po bën xhiron e rrjetit/ Demi Lovato në lidhje me motrën e Miley Cyrus?

Këngëtarja Demi Lovato është fotografuar me Noah Cyrus, teksa kanë marrë pjesë në mbrëmjen ‘Space Jam: A New Legacy’ në Magic Mountain në Valencia të Kalifornisë.

Fotografia e cila u realizua nga paparacët ka bërë bujë pasi tashmw po përflitet gjerësisht për një lidhje mes dyshes.

Ato janë fotografuar dorë për dore, disa muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për realizimin e këngës ‘Easy’.

Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje dashurie, pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se më herët Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtej e tutje nuk dëshiron që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm e dha përmes një postimi në rrjete sociale.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *