FOTO-VIDEO/Ekzekutimi i Kastratit, dëshmitari: Zaja pinte kafe në lokalin e fshatit!

Albert Zaja, 37-vjeçari nga Larushku, lagje në zonën e Niklës së Fushë-Krujës u arrestua me bujë të madhe nga forcat RENEA mbrëmjen e së dielës! Ai u arrestua në shtëpinë e tij. Të dhënat tregojnë se Zaja, ndryshe të tjerëve nuk është fshehur, ndërsa pinte kafe në zonë thuajse çdo ditë kur rrinte në shtëpi!

Policia publikoi pamjet e të prangosurit nën akuzën e ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit! Madje prej ditësh kishte nxjerrë edhe emrat e tre personave të tjerë shpallur në kërkim, si bashkëpunëtorë të Zajës në vrasjen e bujshme të mëngjesit të 1 shkurtit! Sipas të dhënave zyrtare mësohet se në kërkim janë Roland Cara, 39 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç dhe Elson Xheçuka 27 vjeç!

Policia në të gjitha informacionet e saj, ka lënë të kuptohet se Zaja bashkë me të riun Xheçuka kanë qenë në mjetin nga ku kanë dalë plumbat që i morën jetën Kastratit. Gjithnjë sipas dosjes hetimore, paraprake, bëhet me dije se Zaja ka qenë në timonin e mjetit Range Rover, ndërsa Xheçuka e ka ekzekutuar.

Po ashtu pretendohet se në dalje të Fierit kanë qenë Roland Cara dhe Elmir Tufa që i kanë pritur me mjet tjetër, që policia pretendon që është një Audi që ishte nën përdorimin e Zajës.

Madje sipas të dhënave, mësohet se ishte ky mjet që çoi edhe në identifikimin e grupit që i mori jetën Kastratit! Po kush janë katër të akuzuarit?

Zaja, i arrestuari si ekzekutor i Shkëlzen Kastratit është nga Larushku! Ai edhe pse në kërkim është gjendur në shtëpinë e tij. Policia thotë se i ka gjetur edhe një armë, që po i nënshtrohet ekspertimit balistik. Nga të dhënat që vijnë nga Fushë-Kruja bëhet me dije se Albert Zaja nuk njihet si person problematik.

Sipas tyre, ai nuk ishte në listën e personave të njohur të zonës, të cilët prej viteve njihen si të rrezikshëm! “Po, dy ditë para se të arrestohej e kam takuar. Në fakt nuk mu duk i shqetësuar aspak. Edhe pse e dinim që ishte i kërkuar për vrasje, ai qëndronte në lagje te lokali ku pijmë kafenë çdo ditë!”.

Emri i Zajës doli në ngjarje për shkak të makinës Audi, që policia dhe prokuroria pretendojnë që u përdor për largimin e vrasësve nga vendi i ngjarjes. Gjatë arrestimit, Zaja ka mohuar të ketë marrë pjesë në vrasje dhe të ketë vrarë ndonjë person në jetën e tij. Po ashtu ai ka mohuar të ketë njohje me dy prej katër të akuzuarve.

Mësohet se vetëm njohjen me Elmir Tufën ka pranuar, njohje të cilën edhe Tufa e ka bërë publike. Emri i Roland Carës është i njohur herët. Greqia e pati skeduar dhe akuzuar në grup për të paktën 11 vrasje dhe grabitje. Ai u arrestua në Athinë për trafik droge, në vitin 2008 u hetua, gjykua dhe u dënua. Ia arriti të fitonte lirinë dhe të kthehej në Shqipëri! Ai është njohje e të akuzuarit tjetër Elson Xheçuka, edhe ky i shpallur në kërkim.

Janë të dy banorë të Kamzës. Policia tri vite më parë e akuzoi vëllanë e tij për një vrasje. Po ai mundi të dilte i pafajshëm, por si duket ata, të dy vëllezërit, u mbajtën nën vëzhgim për një periudhë të gjatë kohe duke i vënë nën përgjim edhe për rastin e vrasjes së Kastratit!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *