FOTO/ Ups! Një ‘armik’ amfib mësyn nëndetësen holandeze, habiten marinarët  

Një luan deti ka zgjedhur për të pushuar duke e ngatërruar me një shkëmb deti një nëndetëse holandeze të kategorisë “Walrus” që do të thotë pikërisht “luan deti”, duke zbavitur marinarët në një port të flotës vendase.

Kafsha arktike që ishte një femër, është quajtur tashmë “Freya”. Ajo vjen rregullisht që prej javës së shkuar, për të fjetur mbi kuvertën e nëndetëses “Den Helder”.

Jeroen Hoekendijk, a Dutch scientist who specialises in marine mammals, discovered Freya last week

Ajo duket se, kthehet çdo ditë pas ekspeditave të lodhshme të peshkimit, duke kaluar ndoshta mes Holandës, Danimarkës e Gjermanisë.

Freya është në fakt e para e species së saj që pikaset në Holandë, prej më shumë se 20 vjetësh, pasi luanët e detit normalisht jetojnë shumë më në veri.

A female walrus has clambered aboard a Walrus-class submarine where it has taken refuge in a Dutch port

Zhvillimi vjen teksa një tjetër luan deti fitoi vëmendjen e amatorëve të botës së egër, kësaj vere me udhëtimet e saj evropiane, duke përfshirë dhe ndalesa në Francë e Spanjë.

Ajo arriti me notimin e saj deri në ishullin e Siçilisë dhe më pas u pa përsëri në Islandë.

Jeroen Hoekendijk, studiuesi holandez i gjitarëve detarë, zbuloi Freya-n javën e kaluar dhe tha se, duket në shëndet të mirë, me gjithë një plagë të vogël në krahët e saj.

Ajo shihet rregullisht tashmë, duke fjetur ose duke bërë banjë në kuvertën e nëndetëses “HNLMS Dolfijn”.

Besohet se Freya, është prej dy muajsh në ujërat holandeze dhe se ndoshta ka humbur duke kërkuar për ushqim.

Marina holandeze dha lajmin të shoqëruar me foto, teksa komentonte: “Shikoni kush na surprizoi me një vizitë? Mirëseerdhe në bord marinar”.

Marina ka vijaur të mbajë të informuar ndjekësit me lajme mbi lëvizjet e Freyas.

Ajo besohet se ka notuar që prej Rrethit Arktik, duke udhëtuar mes ujërave të Danimarkës e Gjermanisë, për të mbërritur deri në Holandë.

It comes after Wally the wandering walrus captured the imagination of wildlife lovers with his European travels this summer

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *