Foto/ Shembet ura në Pittsburgh vetëm pak orë para vizitës së Biden, raportohet për të lënduar

Një urë e mbuluar me borë në Pittsburgh u shemb të premten në mëngjes, vetëm disa orë përpara se presidenti Joe Biden të pritej të vizitonte qytetin në një udhëtim të planifikuar më parë për të diskutuar mbi infrastrukturën.

Pas shembjes së urës nuk është raportuar për viktima. Shefi i Zjarrfikëses tha se janë lënduar lehtë 10 persona, 3 prej të cilëve janë transportuar në spital.Gjithashtu mësohet se 4 automjete ishin në urë kur ajo ra.

Ekipet janë ende duke kryer kërkime për të siguruar që askush nuk ka mbetur nën urë kur ajo u shemb, ndërsa po kryehen dhe hetime për të zbuluar shkakun.

Shefi i zjarrfikëses tha se asnjëherë nuk kishte patur ndonjë ankesë për atë urë dhe vazhdimisht ishte kontrolluar.

“Presidenti u është mirënjohës reaguesve të parë që nxituan për të ndihmuar shoferët që ishin në urë në atë moment”, tha Shtëpia e Bardhë. “Presidenti do të vazhdojë me udhëtimin e planifikuar për sot dhe do të qëndrojë në kontakt me zyrtarët në terren për ndihmën shtesë që mund të ofrojmë.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *