FOTO/ Prej ditësh në spital, Chiara Ferragni tregon gjendjen shëndetësore të së bijës

Prej ditësh, Chiara Ferragni dhe Fedez po qëndrojnë në spital, ku kanë shtruar të bijën. Kjo pasi vogëlushja u përkeqësua nga një grip. Ata nuk kanë nguruar të ndajnë herë pas here momente nga spitali, ku së fundim blogerja e njohur ka informuar fansat dhe tregoi ndjesitë e saj.

‘Një foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni. Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është e frikshme. Kur ndodhin të tilla gjëra kupton se shëndeti është luks. Mos e harroni’, u shpreh Ferragni.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *