FOTO/ Piramida e Tiranës me një destinacion dhe pamje të re. Ja si do të jetë së shpejti…  

E njohur si një prej vendeve ikonike të kryeqytetit, dikur ish-muzeun i ish-diktatorit, për shumë vite me radhë Piramida ka mbetur si një gërmadhë e madhe në mes të kryeqytetit.

Por prej disa kohësh aty kanë nisur punimet për ta shndërruar në një qendër të teknologjisë digjitale.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” pamjet e punimeve dhe projektin 3D, sesi do të duket pas përfundimit të punimeve kjo ndërtesë.

“Vijon puna për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, e cila do ta bëjë PIRAMIDËN adresën e fëmijëve dhe të rinjve të shekullit XXI. Një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”,– shkruan kryeministri.

Piramida, siç ka thënë edhe më parë kryeministri Rama, do të shndërrohet në qendrën më të madhe të invoacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale në rajon.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *