FOTO/Përgjaken rrugët, dalin pamjet e rënda nga aksidenti me 3 viktima

Mediat në Kosovë kanë zbardhur pamjet nga aksidenti tragjik me tre viktima. Tre persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një mjeti, dhe daljes së tij nga rruga. Fillimisht u tha se viktimat ishin të tre nga Shqipëria, por më pas autoritetet lokale pohuan se 2 ishin shtetas nga Kosova, dhe një nga Shqipëria. Aksidenti ka ndodhur sot në fshatin Raçë të Gjakovës. Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhur në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalë ne vendin e ngjarjes, ku kane vërejtur se brenda makinës, e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda mjetit ishin pa shenja jete”, ka thënë më herët zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *