FOTO/ Modeles ruse i ikën ‘truri’, i shkatërrojnë Lamborghini-n e mbuluar me gurë Swarovski

Modelja ruse Daria Radionova që kishte zbukuruar makinën e saj $300 000 Lamborghini Aventado përballet tashmë me një faturë të re pasi e shkatërroi në një aksident në Londër.

Makina është tërësisht e shkatërruar në pjesën e prapme prej një mjeti që e goditi me forcë. Ajo i ofronte para kujtdo që jepte informacion për një makinë Opel Blu, që supozohet se e ka goditur mjetin luksoz kur ka qenë i parkuar.

Puna për ngjitjen e kristaleve në trupin e makinës besohet se ka kërkuar qindra orë, pasi është bërë në mënyrë manuale.

Në fund të punës modelja kishte komentuar sa e kënaqur ishte, duke thënë: “Nuk kam fjalë për ta përshkruar sesa e shndritshme është”.

26 vjeçarja kishte personalizuar makinën e saj për të shfaqur pasurinë dhe stilin “e shkëlqyeshëm” të jetesës për më shumë se 626,000 ndjekësit e saj në Instagram.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *