FOTO/ ‘Mbreti’ shqiptar i ‘TikTok’-ut hyn e del në Angli sipas qejfit! Kush është Aleks Vishaj, që ka vënë në diskutim reputacionin e ministres Patel  

“Ne i deportojmë, ata mbinë nga dheu përsëri…”,- ka qenë ky komenti i një prej mediave më të mëdha britanike dje në lidhje me shqiptarët që futen dhe rifuten në Angli si të ishin në vendin e tyre.

Mediat britanike i kanë bërë jehonë disa shqiptarëve të cilët edhe pse të dëbuar disa herë nga autoritetet britanike, kanë mundur të rikthehen në Angli dhe ta mbushin ishullin e ftohtë me “Shtëpi bari”.

Një prej tyre është i riu shqiptar i njohur si Aleks Vishaj, i cili konsiderohet edhe si “mbreti” i “Tik Tok”, nga mijëra personat që e ndjekin në këtë rrjete social.

Convicted burglar Aleks Vishaj recorded himself on his secret phone in a cell in London¿s Wandsworth Prison last March while being held ahead of deportation home to Albania. He posted the illegally filmed footage onto his private social media account

Sipas mediave britanike, Vishaj, u bë i njohur pasi filmoi veten e tij me një celular brenda qelisë në Britaninë e Madhe.

Gjatë bisedës 20-minutëshe me një mik të tij të mbushur me fjalë dhe sharje në anglisht dhe shqip, ai thotë se, e urren Britaninë, e urren policinë dhe pyet veten nëse mund të heqë dorë nga varësia e tij, për të luajtur poker.

Shqiptari “mbreti” i TikTok/ Aleks Visha alarmon mediat britanike:

Sipas “Daily Mail”, 32-vjeçari ditët e fundit ka mundur të rikthehet sërish në Britaninë e Madhe edhe pse u depërtua më parë.

Sipas mediave britanike, situata bëhet edhe më serioze dhe skandali edhe më i madh, kur mendon që vitin e kaluar, ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel, nënshkroi një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare dhe me homologun e saj Blendi Çuçi.

Albanian Daily News

Sipas kësaj marrëveshje, citon “Daily”, ministri shqiptar u zotua të rimarrë të dënuarit nga Anglia dhe t’i bëjë që të vuajnë dënimin në Shqipëri, po ashtu nga ana tjetër Patel, u prononcua me ovacione para Parlamentit britanik se “e kishte zgjidhur një herë e përgjithmonë” çështjen e gangsterëve shqiptarë dhe të të gjithë refugjatëve klandestin që hynin në Britani, pasi ata do të depërtoheshin menjëherë në Shqipëri.

Por në natën e Vitit të Ri, Aleks Vishaj, jo vetëm që tregoi se kushdo mund të futet dhe të dalë nga ishulli i Mbretëreshës së herë të dojë, por si për hironi postoi një video ku shihet me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe duke festuar në një bar në lindje të Londrës me shqiptarët e tjerë, teksa këndonte me zë të lartë në gjuhën shqipe.

Last year, Home Secretary Priti Patel signed a new deal with the Albanian government, which pledged to take back its criminal fraternity with no right to be in the UK

Në nëntor, një foto tjetër e tregon atë në Londër. Në të njëjtin muaj, ai u fotografua në një apartament me pamje nga horizonti i Londrës, teksa u ul në një karrige i veshur me një kapuç stilisti të zbukuruar me një imazh të ikonës së filmit, James Dean.

Autoritete britanike, mendojnë se ai ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer, me avion ose traget, në shtator, pasi ka hyrë në një vend të BE-së duke përdorur po ashtu një vizë false.

Dorian Puka (pictured) is back in the UK despite two convictions in London for burglary, and after twice being repatriated by the Home Office

Por përveç Vishajt, mediat britanike ngrenë alarmin edhe për Dorian Pukën, i cili është rikthyer pavarësisht dy dënimeve në Londër për vjedhje. Ai ishte deportuar dy herë dhe sërish kishte mundur të hynte në Londër.

Javën e kaluar, 27-vjeçari postoi një foto të tij duke buzëqeshur me një mik në një pijetore në Londër në rrjetet sociale. Të gjitha këto veprime kanë vënë në diskutim dhe kanë ngritur pikëpyetje për reputacionin e ministres së Brendshme, Patel, që tashmë mediat britanike kanë nisur ta “kryqëzojnë” dhe ta konsiderojnë si ministren më të paaftë të të gjitha kohërave.

Dëbimi i kriminelëve shqiptarë/ "Kush kapet në Angli, do kthehet menjëherë  në Shqipëri" - Vizion Plus

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *