Foto-Lajm/ Peshkaqeni i ngordhur del në bregun e plazhit të Vjetër në Vlorë

Një peshkaqen i ngordhur është parë këtë të premte në plazhin e Vjetër të Vlorës.

Peshkaqeni është vënë re nga kalimtarët e çastit, ku gjatësia e tij shkon deri në 3 metra.

Ende nuk dihen shkaqet e se çfarë ka shkaktuar ngordhjen e tij, si dhe është larguar nga zona pas lajmërimit që i është bërë ambientalistëve të qytetit.

Pritet të bëhet ekspertiza për të mësuar edhe shkakun e ngordhjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *