FOTO/ Këngëtarja e njohur i heq Donaldit follow-in në Instagram: Jam fanse e dashurisë së vërtetë dhe burrave prej vërteti

Pas mbrëmjes së mbrëmshme, kur Donaldi pranoi se ajo që po ndodh mes tij dhe Beatrix është ajo që ai do, duket se VIP-at jashtë të cilët kanë qenë fansa të dashurisë së Donaldit me Borën nuk u ka pëlqyer kjo deklaratë.

Një ndër to ka qenë edhe këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj Donaldit duke e quajtur afrimitetin si një ‘tradhti’ ndaj Borës. Për këtë arsye ajo ka vendosur që t’i bëjë unfollow në Instagram aktorit.

‘Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera’ – ka deklaruar ajo.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *