FOTO/ Fiks si një ‘anije aliene’… ky është gjuajtësi i ri amerikan i ‘Gjeneratës së re’ të avionëve luftarakë

Tashmë që superfuqitë botërore nuk janë më dy por tre, si dhe për faktin që Kina për herë e më shumë po avancon në teknologjitë e armatimit konvencional, Shtete e Bashkuara kanë vendosur që të mbeten në “hapin e kohës”.

Për këtë qëllim gjigandi amerikan i aeronautikës “Lockheed Martin”, pas një financimi “bujar” të Pentagonit, ka paraqitur konceptin e prototipit të ri të gjuajtësit Raptor.

Ai është “X-44 MANTA”, që është shkurtesë për “Multi-Akis No Tail Aircraft”, si dhe është një derivat i dizajnit legjendar të “F-22” nga kompania amerikane, që ka një pamje si në skenat e filmave fantastiko-shkencor.

foto galeri

Siç shkruan revista “Air Force”, kompania “Lockheed Martin” ndoshta ka dizajnuar deri në gjashtë aeroplanë të ndryshëm që janë të ngjashëm me “F-22 Raptor”, që i janë ofruar për përdorim Forcave Ajrore Amerikane, por duket se me modelin e fundit kjo kompani ka bërë “Bingo”.

Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk u pranua, ky model thuhet se tërhoqi vëmendjen e NASA-s, si një platformë kërkimore që mund të përdoret për të testuar kontrollin e një dizajni pa bisht, duke përdorur një vektor shtytës. Bëhet fjalë për modelin “X-44 MANTA”.

foto galeri

Ashtu si “F-22” nga i cili lindi “X-44”, edhe ky ekzemplar do të jetë pa diskutim i padukshëm nga radarët dhe madje një “avion fantazmë’”. Të dhënat e konceptit të “X-44” tregojnë se, ai do të ndërronte hyrjen e ajrit për “F-22”, që ishte dizajnuar për të shmangur radarin e armikut, e jo të shfaqet në ekran si një pikë e kuqe.

Sikurse bombarduesi “B-2”, dizajni i “X-44” ka qenë pa bisht. Ky dizajn unik për nga “natyra” është i padukshëm falë brinjëve të trupit të fluturakes.

foto galeri

Në vend që të përdor sipërfaqe të kontrolluara standarde, për manovrim gjatë fluturimit, “MANTA” ka manovruar duke përdorur një vektor shtytës, në të cilin shkarkimi i ajrit nga dy motorët do të mund të çlironte gazrat në drejtime të ndryshme.

Por edhe pse “X-44” ka qenë një prej dizajnëve të “Lockheed Martin”, ai tashmë është shqyrtuar nga Forcat ajrore Amerikane, si mënyrë e zgjerimit të gamës së armëve të fshehta për armikun.

Megjithatë ky model, është një nga fluturakët e rrallë pa bisht, e nëse ky projekt jetësohet nga Pentagoni, atëherë do të ndryshojë plotësisht “lojën” e avionëve në qiell.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Lockheed Martin X-44 | Secret Projects Forum

Lockheed Martin X-44 | Secret Projects Forum

X_44_MANTA_by_bagera3005.png (1152×960) | Aircraft design, Military aircraft, Aircraft images

X-44A Manta, Sharkit (200x)

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *