FOTO/ Femrat që panë ‘ferrin’ me sy…Historia rrënqethëse e viktimave të sadistit mizor!

Personat që kanë një zemër të dobët nuk mund ta lexojnë këtë histori të tmerrshme torturash… Ajo bën fjalë për David Parker Ray, i cili torturoi dhe vrau mbi 50 femra në një trailer me izolim akustik të mbushur me lodra seksi, të cilat i përdori më së shumti për t’iu shkaktuar atyre dhimbje.

Ai njihet në historinë e SHBA-ve si një nga vrasësit seriale më sadist. Ray filloi të krijonte një mani për BDSM kur ishte vetëm 14 vjeç, pasi grumbulloi një koleksion pornografie që ia dha babai i tij. Disa vite më vonë ai i rrëfeu gruas së tij të parë se kishte lidhur një grua në pemë dhe e kishte torturuar deri në vdekje, por ky pretendim u hodh poshtë në atë kohë.

Vetëm disa vite më vonë, kur 22-vjeçarja Cynthia Vigjilja shpëtoi prej tij, autoritetet u njohën me krimet e tij të rënda.

Vajza e re u rrëmbye nga Ray dhe u mbajt e lidhur me zinxhir. Gjatë tre ditëve ajo u përdhunua dhe torturua.Në tavan kishte një pasqyrë, ku vajzat që torturoheshin mund të shihnin atë që u ndodhte.

David Parker Ray at trial

Krimineli i pamëshirshëm i godiste ato me kamxhikë, zinxhirë, rripa, me goditje elektrike dhe përdorte shumë mënyra të tjera të dhimbshme. Çmenduria e tij shkon edhe më tej, kur ai përdorte lodra seksi të përbëra prej druri dhe sulte qen në organet gjenitale të femrave që rrëmbente.

Kur 22-vjeçarja Vigil arriti të shpëtonte nga ‘kthetrat’ e tij, policia bëri të mundur arrestimin e Ray-t. Ai pranoi fajin para gjykatësit dhe u dënua në vitin 2001 me 224 vite burg. Sadisti vdiq në burg nga një atak kardiak një vit më vonë.

Glenda “Jesse” Ray, daughter and accomplice of David Parker Ray

/Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *