FOTO/ E tradhtoi me aktoren e famshme, Wanda Nara fal futbollistin e PSG

Vetëm disa ditë pasi modelja Wanda Nara postoi një status duke konfirmuar se Mauro Icardi e kishte tradhtuar me Eugenia Suarez të cilën ajo e etiketoi si ku*vë, duket se gjërat mes tyre janë sheshuar dhe modelja ka vendosur që ta hedh ‘pas krahëve’ tradhtinë që i bëri futbollisti.

Kjo falje tradhtie është konfirmuar nga vetë lojtari i PSG, i cili përmes fotove me modelen shkroi:

‘Faleminderit dashuria ime qe vazhdove të besosh në këtë familje kaq të bukur. Faleminderit që vazhdon të jesh motori i jetëve tona. Sa të dhemb të lëndosh njerëzit që do. E kupton kur ke faljen e atyre që lëndove.’

 

foto galeri

 

Duhet të theksojmë se tradhtia u zbulua nga Wanda, përmes një hetuesi privat, që kontrolloi lëvizjet e sulmuesit dhe zbuloi mesazhet në rrjete sociale me aktoren. Pasi u vërtetua ky fakt, Wanda mori fëmijët dhe u largua nga shtëpia, duke dhënë sinjale të qarta se mes saj dhe sulmuesit ka përfunduar gjithçka. Ajo madje hoqi dhe unazën e fejesës, duke thënë se është më mirë pa të.

Ndërkohë, gjithë këto ditë, Icardi braktisi stërvitjen dhe u përqendrua te e shoqja dhe mesa duket falja ka ardhur.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *