FOTO/ “Do vendos targën në Instagram”, Beniada i bën thirrje policëve të Tiranës: Mos më vini më gjobë

Modelja e njohur dhe një nga banoret më të dashura të Big Brother Vip, Beniada Nishani ka shprehur në Instagram shqetësimin në lidhje me gjobat e makinave dhe ka një mesazh për policët e Tiranës.

Beniada zbulon se ka marrë 5 gjoba për parkim të gabuar, por ajo nuk ka një garazh ku ta parkojë si duhet.

Ajo shprehet se është vetëdijshme që e parkon gabim, por makina e saj nuk bezdis se është e vogël. Më thotë se targën e saj do ta vendosë në “Instagram” që të mos i vendosin me gjobë.

Doja të jepja një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba”, thotë Beniada.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *